Mbrojtësi maroken Achraf Hakimi është shpallur Lojtari i Ndeshjes në fitoren 2-1 të PSG-së ndaj Arsenalit, duke luajtur një rol kyç në suksesin e skuadrës parisiene për t’u kualifikuar në finalen e Ligës së Kampionëve.
Hakimi shkëlqeu në të dyja fazat e lojës, duke treguar një mbrojtje solide kundër sulmeve të Arsenalit, ndërsa kontribuoi edhe në ndërtimin e aksioneve sulmuese të PSG-së.
Me shpejtësinë dhe vendosmërinë e tij, ai u bë një faktor vendimtar në këtë sfidë të tensionuar në "Parc des Princes".
Ai realizoi golin e dytë të kampionit të Francës në takimin e kthimit në Paris.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.