Kompania filmike “Disney” ka deklaruar që hakerët kanë kërcënuar me publikimin e filmave të ardhshëm të kësaj studio,në qoftë se nuk paguan një shpërblesë.
Drejtori Ekzekutiv, Bob Iger, ka bërë të ditur këtë kërkesë në një mbledhje ditën e hënë.
Ai nuk i ka emëruar filmat për të cilët bëhet fjalë, mirëpo sipas disa raportimeve është thënë që bëhet fjalë për “Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales”.
Iger ka deklaruar që Disney ka refuzuar të paguaj hakerët dhe se është duke punuar me hetuesit federal.
Tutje ai ka shtuar që ata kane kërkuar pagesën në Bitcoin (monedha digjitale).
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.