Treva Riza, aktorja e cila luan rolin e Hajrushit në “Çka ka Shpija”, në një intervistë për “Weekend” në Klan Kosova, falënderoi me dashamirësi të gjithë përkrahësit e saj.
Treva thotë se po të mos ishin mbështetësit e saj, ajo nuk do të ishte në vendin ku është, transmeton Klankosova.tv.
“I falënderoj tepër shumë, se pa ta nuk do të isha këtu”, u shpreh aktorja.
Se sa është e njëjtë me Hajrushin, Treva thotë se karakteret e tyre janë shumë të ngjashme.
Por për të dëgjuar më shumë për jetën e Treva Rizës, ndiqni videon e mëposhtme:
https://www.youtube.com/watch?v=GeqnFsX1klc
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.