Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, i ka shkruar telegram ngushëllimi familjes së piktorit Daut Berisha.
Sipas Çekut, Berisha ishte personalitet i veçantë i kulturës dhe artit, njofton Klan Kosova.
“Me dhimbje pranova lajmin për ndarjen nga jeta të piktorit Daut Berisha, një prej artistëve më të shquar të kohës sonë”.
“Berisha ishte personalitet i veçantë i kulturës dhe artit. Portretet që krijoi, të ekspozuara jo vetëm në vendlindje por edhe në galeritë më prestigjioze jashtë vendit, bëjnë që veprimtaria e tij e frytshme të zërë vend të veçantë në trashëgiminë e pasur të artit botëror”.
Tutje, ministri vlerëson se krijimtaria e tij do të kujtohet gjithmonë ndërsa do të frymëzojë breza të tjerë artistësh.
“Ngushëllimet të sinqerta familjes, kolegëve dhe gjithë komunitetit artistik”, përfundon telegrami i Çekut.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.