Shtëpia e një zyrtari të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka qenë cak i një vjedhjeje në Prizren.
Nga burimet e Klankosova.tv, mësohet se atij i është vjedhur çanta, ku brenda saj kishte armën zyrtare, dokumente personale, dhe ID-në e AKI-së.
Ky rast është bërë i ditur edhe në raportin 24-orësh të policisë, ku aty thuhet se ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 16:55, por pa u përmendur se viktima është zyrtar.
Rasti i cili u cilësua "Vjedhje e rëndë", është duke u hetuar, tha policia.
●●●
EISHKRIMI NGA
Ermir Istrefi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.