Sot, në pjesën e parë tek emisioni ''Ora e Pasdites'' e ftuar ishte aktorja Hajat Toçilla.
Aktorja tregoi më shumë rreth serialit “NE” ku ky serial i ktheu në ekran Arta Selimin, Hajat Toçilla dhe
dy gra të tjera aktore, përcjell klankosova.tv.
''Episoda e parë është shfaq besoj që e keni pa, episoda e dytë me shumë gjasa shfaqet me datën 31''.
''Unë quhem Xhensila ose Xheni shkurtë, unë jam prezantuese në radio edhe kam kuptu për iniciativen e këtyre grave, edhe më ka pëlqy ideja dhe kam vendos me kon partnere''.
''Me start e kemi pas kimin shumë mirë krejt ekipa, domethënë me takimin e parë që e kemi pas në tavolinë jemi kllik krejt, për qata besoj edhe që produkti ka dal shumë i mirë'', u shpreh Hajati.
Seriali do të transmetohet në Klan Kosova, ky është serial komedi që sjell një përditshmëri të grave, të cilat dëshirojnë të nisin një biznis të ri, por nuk e kanë shumë të qartë se çfarë po dëshirojnë të bëjnë, me qëllim që të ndërtojnë financa më të mira.
Për më shumë rreth intervistës, linku më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=DRBOTB4Y97A
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.