Finalen e garës më të famshme të tenisit Wimbledon, erdhi në studio për ta analizuar kryetari i federatës së tenisit të Kosovës. Jeton Hadergjonaj thuri lavde të mëdha për kampionin Alcaraz, që mposhti Djokovicin.
Hadergjonaj ka mbetur i mahnitur me pikët e fituara me stil të Alcaraz të dielën.
Nuk e la pa përmendur sjelljen e keqe të serbit, ku theu edhe reketin.
Javë më parë Djokovic kishte shkruar se Kosova është zemra e Serbisë, për të cilin veprim ka reaguar federata, komiteti olimpik e ministria e sportit.
https://www.youtube.com/watch?v=LFxadcm_Hy8&ab_channel=KlanKosova
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.