Lojtari i Manchester Cityt dhe përfaqësueses së Norvegjisë, Erling Haaland, e mori Halloween-in shumë seriozisht. Ai punësoi një grimer dhe stilist profesionist për t'u veshur si Joker-i, personazhi negativ ikonik nga komikët e Batman-it, transmeton Klankosova.tv Haaland doli në qytet me kostumin e tij karakteristik vjollcë dhe flokët e lyer me ngjyrë jeshile.E dashura e Haaland, Isabel Haugseng Johansen, u vesh si Gruaja-Mace, gjithashtu një personazh nga DC Comics. E gjitha kjo u filmua dhe u postua në kanalin e tij në YouTube.Sulmuesi norvegjez ka shënuar 18 gola këtë sezon dhe skuadra e tij luan një ndeshje lige kundër Bournemouth të dielën në orën 17:30. Haaland gjithashtu është futur së fundmi në botën e influencuesve. Kohët e fundit ai hapi një kanal personal në YouTube dhe videoja e tij e parë ka marrë pothuajse gjashtë milionë shikime. Në të, ai zbuloi se si duket rutina e tij e përditshme. /Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.