Agjentja e sulmuesit të Erling Haaland, Rafaela Pimenta, ka mohuar kategorikisht raportimet për një kontakt të mundshëm mes lojtarit dhe FC Barcelona.
Në një deklaratë për El Chiringuito TV, Pimenta theksoi se nuk ka pasur asnjë bisedë me drejtuesit e klubit katalanas për një transferim të mundshëm në të ardhmen, shkruan Klankosova.tv.
Ajo pranoi se ekziston respekt dhe admirim i madh për Barcelonën, por sqaroi se nuk ka pasur asnjë kontakt konkret mes palëve. Sipas saj, emri i Haaland u përmend vetëm gjatë procesit zgjedhor te Barcelona, ku u diskutua mundësia që klubi të kishte prioritet për ta transferuar në të ardhmen.
Pimenta shtoi gjithashtu se sulmuesi norvegjez është shumë i lumtur te Manchester City, sidomos pasi rinovoi kontratën vetëm pak muaj më parë.
“Gjithçka po shkon shumë mirë për të dhe nuk kemi asgjë për të diskutuar sa i përket një transferimi, kur situata e tij te Manchester City është kaq e mirë”, deklaroi agjentja e tij. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.