Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, mund të përmirësohet duke parë dhe mësuar nga homologu i tij i Tottenham Hotspur, Harry Kane, ka thënë menaxheri Pep Guardiola, para se kampionët e Premier Ligës të udhëtojnë në klubin e Londrës veriore të dielën.
Guardiola tha se Haaland mund të zhvillojë lojën e tij të gjithanshme duke studiuar lojtarë si Kane, i cili u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Tottenham, më 23 janar.
“Me Erling, një nga atributet që më befasoi më shumë është se si ai është i vetëdijshëm se mund të përmirësohet në shumë departamente. Dhe jam shumë i sigurt se duke shikuar Harry Kane, por jo domosdoshmërisht Harryn, mundet edhe lojtarë të tjerë, ai ka vullnetin të mendojë, 'Unë mund të bëj më mirë'. Me moshën e tij, kjo është gjëja më e mirë që mund të besojë. Përndryshe, do të ishte e mërzitshme”, tha Guardiola.
“Harry Kane mbetet një nga sulmuesit më të mirë që kam parë ndonjëherë në jetën time”, shtoi Guardiola.
City mposhti Spurs me rezultat 4-2 në Etihad Stadium muajin e kaluar. Ata janë të dytët në renditjen e ligës me 45 pikë, pesë pas liderit Arsenal, ndërsa Spurs janë në vendin e pestë me 36 pikë, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.