Sulmuesi norvegjez mund të jetë në rrugën e tij drejt Katalonjës.Sipas Topskills Sports UK, përfaqësuesit e Barcelonës kanë filluar zyrtarisht negociatat me Manchester Cityn për transferimin e 25-vjeçarit norvegjez, makinës së golave, Erling Haaland.Raportet pohojnë se presidenti i sapozgjedhur i Barcelonës, Joan Laporta, është i vendosur të bëjë gjithçka për të bindur norvegjezin të largohet nga Etihad dhe t'i bashkohet Barcelonës që në verën e këtij viti.Pavarësisht se Haaland është i lidhur me Cityn me një kontratë afatgjatë, ai ka një klauzolë lirimi, e cila mund t’i bëjë gjërat më të lehta për Barcelonën - me kusht që Laporta të sigurojë fondet për ta aktivizuar atë.Këtë sezon, Haaland ka luajtur 43 ndeshje për “Citizens”, duke shënuar 30 gola dhe duke dhënë 7 asiste. Kontrata e tij aktuale me Manchester Cityn është deri në vitin 2034 dhe Transfermarkt vlerëson vlerën e tij në treg në 200 milionë euro. /Klankosova.tv
●●●
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.