Superylli norvegjez Erling Haaland ka vendosur që destinacioni i tij i ardhshëm pas Manchester City të jetë Barcelona.
Sipas mediave spanjolle, presidenti Joan Laporta e sheh 25-vjeçarin si pasuesin ideal të Robert Lewandowskit dhe planifikon një lëvizje të madhe në verën e vitit 2026.
Haaland ka kontratë me City-n deri në vitin 2034, por nuk përjashton një largim më herët.
Me mbi 131 gola në 152 ndeshje që nga ardhja në Premier League, ai mbetet një nga sulmuesit më vdekjeprurës në botë.
Transferimi i tij vlerësohet rreth 150 milionë euro, ndërsa Barcelona shpreson të përfitojë nga dëshira e lojtarit për të provuar veten në La Liga.
Edhe Real Madrid mbetet në garë, duke përgatitur një duel historik mes dy gjigantëve spanjollë për firmën e Haaland.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.