Sulmuesi suedez Viktor Gyökeres, ka arritur marrëveshje totale me Arsenalin për kushtet personale të kontratës.
Ylli i Sporting Lisbonës ka njoftuar klubin portugez për dëshirën e tij për t’u bashkuar me “Topçinjtë”, duke e bërë të qartë se transferimi në Premier League është hapi që dëshiron ta bëjë në këtë verë.
Gyökeres, ka pasur një sezon spektakolar me Sportingun dhe është një nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë.
Tani pritet që skaudra e Mikel Artetas dhe klubi portugez të gjejnë një marrëveshje për kartonin e tij, transmeton Klankosova.tv.
Lajmi u bë i ditur nga gazetari i njohur dhe eksperti i transferimeve Fabrizio Romano.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.