Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim Guvernatoren e shtetit të Iowa-s, Kim Reynolds, e cila po qëndron për vizitë në Kosovë.
Në takim u shkëmbyen pikëpamje rreth zhvillimeve politike në vend e rajon, si dhe u bisedua për mundësitë e zgjerimit të fushave të bashkëpunimit.
Konjufca falënderoi Guvernatoren për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet shtetit të Iowa-s dhe Kosovës dhe për gjithë mbështetjen që SHBA-ja i ka dhënë në vazhdimësi vendit.
Reynolds, duke shprehur kënaqësinë për marrëdhëniet e deritashme midis shtetit të Iowa-s dhe Kosovës, theksoi gatishmërinë për të zgjeruar më tej gamën e bashkëpunimit reciprok dhe me fusha të tjera, përfshirë atë parlamentare./Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.