Sipas raportimit të Fabrizio Romanos, Galatasarayi është pranë përfundimit të transferimit të mesfushorit të Manchester Cityt, Ilkay Gundogan. Në lajm theksohet se ish kapiteni i kombëtares gjermane pritet të mbërrijë sot në Stamboll.
Ndërkohë, raportohet se Galatasaray do të nënshkruajë me mesfushorin me eksperiencë një kontratë, e cila do të zgjasë deri në vitin 2027, transmeton Klankosova.tv.
Gundogan ka pasur një rol të rëndësishëm në sukseset e Manchester Cityt gjatë viteve të fundit nën drejtimin e Pep Guardiolas dhe ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.
Mbrëmë kampioni i Turqisë zyrtarizoi edhe portierin e ri, Ugurcan Çakir i cili u transferua nga Trabzonspori për 30 milionë euro. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.