Real Madridi e ka mposhtur në udhëtim Getafen me rezultat minimal prej 0-1.
Golin e vetëm në takim e shënoi Arda Guler në minutën e 21-të të takimit, gol ky që ia siguroi “Mbretërve” tri pikë.
Me këtë fitore, Reali vazhdon të jetë në garë për titull në La Liga, pasi pozicionohet në vendin e dytë me 72 pikë, katër më pak se kreu i tabelës, Barcelona.
Ndërsa Getafe gjendet në mes të tabelës, përkatësisht në vendin e 12-të me 39 pikë.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.