Lajmet e fundit

Pep Guardiola ka folur për trajnerin Ruben Amorim i cili po raportohet se ka pranuar t’i bashkohet Manchester Unitedit.
“Përvoja kundër Sporting-ut të Rubenit ishte shumë e mirë," tha ai, duke kujtuar përballjet mes Cityt dhe Sportingut.
“E kam pyetur Matheus Nunesin [që kishte luajtur te Sportingu për Amorimin] dhe ai foli me shumë respekt për të,” shtoi Guardiola, duke theksuar vlerësimin e lartë për trajnerin portugez.
“Këtë sezon, Amorimi është i pamposhtur, duke fituar të gjitha ndeshjet në ligë, ndërsa në Champions League ka të njëjtat pikë si ne,” vijoi spanjolli.