Trajneri i skuadrës së Manchester Cityt, Pep Guardiola bëri një veprim të rrallë në Champions League kundër Real Madrid-it.
Për 90 minuta lojë në stadiumin Santiago Bernabeu ai nuk e bëri asnjë zëvendësim në takim përcjell klankosova.tv.
E kjo ndodh për herë të parë në gjysmëfinale ose finale të Ligës së Kampionëve pas plot 16 vjetësh.
I fundit që nuk kishte bërë asnjë zëvendësim ishte Sir Alex Ferguson.
Ai nuk e largoi e as nuk e inkuadroi asnjë futbollist në ndeshjen e parë gjysmëfinale Manchester United – AC Milan në vitin 2007.
Asokohe Ferguson ishte eliminuar nga ekipi italian me rezultat të përgjithshëm.
Kurse Guradiola do ta kuptoj fatin të mërkurën kur në Etihad e pret Real Madrid-in.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.