Real Madridi po kalon një periudhë të vështirë dhe thashethemet sugjerojnë se pozicioni i Xabi Alonsos në klub mund të jetë nën kërcënim. Guardiolës iu kërkua të ndante mendimet e tij për ish-kolegun e tij.
Sipas Pepit, të menaxhosh Real Madridin ose Barcelonën është jashtëzakonisht sfiduese për shkak të presionit të madh që ushtrohet rreth këtyre klubeve.
“Barcelona dhe Real Madridi janë klubet më të vështira për një trajner, më të vështirat për sa i përket presionit dhe mjedisit. E kuptoj sepse kaluam dy vjet së bashku - ishte një përvojë e jashtëzakonshme të punoja me të, tha Guardiola, transmeton Klankosova.tv
Ai gjithashtu shprehu mbështetjen e tij për Alonson, i uroi atij më të mirën dhe beson se Xabi mund t’i ndryshojë gjërat te Real Madridi.
Ndeshja midis Real Madridit dhe Manchester Cityt do të zhvillohet në Santiago Bernabeu të mërkurën, më 10 dhjetor, me fillim në orën 21:00 të orës qendrore të Evropës. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.