Manchester City njoftoi në faqen zyrtare të klubit se Josko Guardiola ka pësuar një frakturë të tibisë në këmbën e dajthtë.
"Manchester City mund të konfirmojë se Joško Guardiola ka pësuar një frakturë të tibisë në këmbën e djathtë. Ai e pësoi dëmtimin në pjesën e dytë të ndeshjes së së dielës në Premier League kundër Chelseat, e cila përfundoi 1-1", shkroi klubi.
Mbrojtësi do t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në fund të kësaj jave dhe mjekët do të vazhdojnë me ekzaminimet e hollësishme për të përcaktuar shkallën e plotë të dëmtimit dhe rrjedhën e pritur të rikuperimit.
Në fillim, Pep Guardiola shpresonte se Guardiola do të mungonte vetëm për disa javë, por kur Sky Sports konfirmoi se City kishte hapur negociatat me qendërmbrojtësin e Crystal Palace, Marco Guehi, u sugjerua se dëmtimi i Guardiolës ishte më serioz.
Rimëkëmbja nga një frakturë e tibisë zakonisht zgjat tre deri në gjashtë muaj për t'u shëruar plotësisht, varësisht nga ashpërsia e dëmtimit dhe trajtimi. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.