Pep Guardiola ka pranuar se katërshja e parë e Real Madridit, e përbërë nga Kylian Mbappe, Jude Bellingham, Vinícius Jenior dhe Rodrygo, do të jetë e pamundur që Manchester City të kontrollojë të gjithë play-offin e Champions League me titullarët.
“Është e pamundur për 90 minuta, 180 minuta ose 200 minuta – në varësi të kohës shtesë – të kontrollosh këta katër lojtarë. Ata janë të jashtëzakonshëm”, tha Guardiola, transmeton Klankosova.tv
Ai tutje vijoi:“Ata kanë guximin të luajnë. Sigurisht, kur Real vendos të luajë topa të gjatë, ata janë gjithashtu të mirë. Por më pas, kanë aftësinë – të jenë gjithmonë të pranishëm me topin, nuk ka rëndësi nëse kundërshtarët janë afër”.
City pret Realin të martën mbrëma në ndeshjen hapëse para ndeshjes së kthimit në Santiago Bernabeu të mërkurën e ardhshme.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.