Lajmet e fundit

Njëri prej krerëve të Bayern Munchenit, Karl Heinz-Rummenige, ka thënë që ish-trajneri i tyre, Pep Guardiola, ka folur fjalë të mira për Vincent Kompanynë, e që u ka ndihmuar atyre që të binden për ta emëruar si trajner.
Kompanyja kishte shërbyer si kapiten te Manchester City nën urdhrat e trajnerit spanjoll.
“Pep Guardiola po na ndihmonte shumë me Kompanynë, fliste shumë mirë për Vincentin si trajner i talentuar”, ka thënë Rummenigge për Sky.
“Pep e njeh Vincentin mirë, dhe opinion i tij është vërtet i vlerësuar”.