Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, disa persona janë përfshirë në një përplasje, duke goditur njëri-tjetrin me grushte dhe duke sulmuar një makinë të parkuar me sende të forta.
Menjëherë pas njoftimit, siç raporton TCH, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë për të neutralizuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.
Personat e përfshirë janë shoqëruar në polici, ku po merren në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. /Klankosova.tv
●●●
NSHKRIMI NGA
NaimS
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.