Grupit të djemve në Amerikën Latine, 'CNCO' po i zvogëlohet numri.
Ata njoftuan në faqen e tyre zyrtare në Instagram se 22-vjeçari Joel Pimentel, po largohet nga banda.
"Ne jemi të trishtuar t'ju themi se pas pesë vjet e gjysmë, me 14 maj do të jetë dita e fundit e Joel si anëtar i CNCO. Ne duam që të gjithë ta dini se edhe pse Joel po largohet dhe do të ndjekë rrugë të tjera, ne jemi dhe do të jemi gjithmonë vëllezër. Ne e mbështesim atë në kapitullin e tij të ri dhe gjithmonë do të mbetemi një familje”, kanë thënë anëtarët e mbetur të grupit Richard Camacho, Erick Brian Colón, Christopher Vélez dhe Zabdiel De Jesús.
Grupi CNCO, anëtarët e të cilit janë nga mosha 20 deri në 25 vjeç, u formua në vitin 2015 në serinë e konkursit muzikor Univision "La Banda", krijuar nga Ricky Martin dhe Simon Cowell.
Ky grup gjithashtu njoftoi se këtë të premte do ta kenë performancën e fundit, pjesë e së cilës do të jetë edhe Pimenteli.
“Ju djem jeni ata që na mbani kaq të ngazëllyer që të vazhdojmë së bashku më të fortë se kurrë. Për atë arsye, ne dëshironim t’ua bënim dhuratë të fundit këtë performancë të përbashkët”, thanë ata.
CNCO ka pasur sukses të madh në top listat e muzikës latine këngët e këtij grupi kanë arritur të fitojnë zemrat e audiencës në të gjithë botën, veçanërisht të Kolumbisë, Meksikës, Spanjës dhe Argjentinës, transmeton Klan Kosova.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.