Rok grupi italian Maneskin ishte në mes të të nominuarve në ceremoninë e sivjetme të American Music Awards, ndërsa pos për çmimet ata u komentuan edhe për stilin e tyre të veshjes.
Të dominuar në gjithsej katër kategori, Manekskin triumfuan në vetëm njërën prej tyre, atë të “Këngës së preferuar rok”, shkruan AllMusicItalia, transmeton Klankosova.tv.
“Ne jemi të mrekullueshëm. Çmimi për këngën e preferuar rock. Faleminderit për gjithë mbështetjen tuaj, si gjithmonë dhe përgjithmonë, ne ju duam juve”, thanë anëtarët e grupit pas triumfit.
Italianët arritën të mboshtin ikonat e muzikës botërore, Imagine Dragons, Kate Bush, Red Hot Chilli Peppers e Foo Fighters.
Ata po ashtu u paraqitën në tepihun e kuq të AMA-s me një stil unik të veshjes dhe të kombinuar ndërmjet vete.
●●●
LNSHKRIMI NGA
Labinot Nimani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.