Një grua ka shkaktuar një kolonë të gjatë trafiku pasi që që ka hipur në një mbajtëse të bicikletës e cila ishte e vendosur në pjesën e përparme të një autobusi, shkruan Mirror, transmeto Klan Kosova.
Mirëpo, ajo u vendos aty me idenë se është një biçikletë.
Shoferi i autobusit është stresuar dhe gjatë tërë kohës i ka kërkuar gruas që ishte e veshur me ngjyrë rozë që të largohej nga aty.
Sikur kjo të mos mjaftonte, ajo tërë kohën insistonte se ndodhet aty për shkak se është një biçikletë.
Drejtuesi i autobusit më pas ka dalë jashtë dhe e ka lutur gruan që të zbriste nga mbajtësja e biçikletës.
Por ajo tërë kohën iu është përgjigjur lutjeve të tyre duke iu thënë se: “Jam një biçikletë”.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.