Një grua e ka treguar vuajtjen e saj nga një gjendje e rëndë mjekësore, e cila ka shkaktuar që këmbët t’i rriten nga 25 kilogramë secila.
Vicki Hull, 29 vjeçare, ka lindur me një sëmundje që quhet Lipodema, e cila shkakton akumulimin e dhjamit në pjesë të caktuara të jetës së saj.
Rritja e këmbëve ka filluar që kur ajo ishte 11 vjeçare, mirëpo mjekët gjithmonë i thoshin se ajo duhet të humbë peshë.
Në moshën 22 vjeçare, e frustruar me këmbët e rënda dhe me kritikat e njerëzve, ajo kishte tentuar të bënte vetëvrasje.
Ky ishte momenti kur doktorët më në fund e kishin diagnostifikuar saktë me lipodema, që po ashtu njihet si sindromi i dhimbshëm i trashësisë, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.