Një grua nga India që mbante prej disa vitesh një gjarpër piton 4 metra të gjatë në shtëpi, zbuloi diçka shokuese mbi "mikun" e saj. Ajo e donte zvarranikun dhe kujdesej shumë për shëndetin e tij. Madje, gruaja tha se ajo flinte në shtrat me të dhe gjatë natës ai përdridhej rreth trupit të pronares.
Kur gruaja i dha ushqimin, pitoni e refuzoi atë prej disa ditësh. E shqetësuar për shëndetin e tij, e çoi tek veterineri. Gruaja iu lut që ta shpëtonte zvarranikun, pasi e donte shumë. Madje i rrëfeu veterinerit se ata flinin bashkë, shkruan shekulli. Nga biseda që pronarja zhvilloi me këtë të fundit, u gjet edhe problemi i pitonit.
Veterineri i i tha asaj se gjarpri ndaloi së ngrëni për arsye se po përgatiste stomakun e tij për një vakt të madh, ai po përndiqte prenë e radhës:
“Zonjë, gjarpri juaj nuk është i sëmurë. Ai po përgatitet që të ju hajë juve. Kur ai rrotullohet rreth trupit tuaj, e bën një gjë të tillë që të masë peshën e presë së tij, në mënyrë që të përgatitet për sulmin. Ai nuk po ha që të ketë hapësirë boshe në stomakun e tij për vaktin e bëshëm”
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.