Lajmet e fundit

Ajo thotë për klankosova.tv se tani është e vështirë të bëhet një veshje siç kanë qenë ato të para 30 e 50 vitesh, sepse sipas saj ka ndryshuar materiali i veshjeve.
Kolgjeraj thekson se të gjitha rrobat në koleksionin e saj janë të veçanta në natyrën e vet, mirëpo motivet në to apo edhe vet historia që lidhet me to i bënë të kenë një vend akoma më të veçantë në koleksionin e saj.
“Të gjitha e kanë atë të veçantën e vet, estetikën e vet! Por meqenëse unë kam në koleksion vetëm veshje të krahinës së Hasit atëherë mund t’i theksoj disa të parapërlqyera që i kam, për shembull “Jeleku i ngrimë i mirë për nuse”, gujën me dallamë me sumblla, dallëm, rendëse aksesor të trashëguar nga gjyshja, dyshek i shtratit”, deklaroi koleksionistja e veshjeve nga Hasi i Prizrenit.
50 vjeçarja tregon se ndonjëherë as vet nuk do ia kishte ditur vlerën këtyre veshjeve nëse nuk kishte marrë reagimin dhe vlerësimin e të tjerëve për punën që ka bërë. Këto veshje ajo i ka shfaqur para audiencës në kuadër të disa projekteve.
“Deri më tani disa herë i kam shfaqë një pjesë të tyre, në “Etnofest 2017”, në dy projekte të OJQ “Dardania”, ekspozita me veshje popullore në “Takimet e Gjeçovit 2017”. Gjithashtu kam pas mbështetjen edhe nga Fondacioni “Unë e Du Kosovën” të cilët edhe e promovuan mjaftë shumë koleksionin e veshjve”, tha Kolgjeraj për Klan Kosovën.
Një pjesë të tyre zonja në fjalë i përdorë edhe për Ansamblin Etno-Kulturor “Katarina Josipi” të cilin ajo e drejton.
Vlerësimi i të tjerve mbetet motiv akoma për punën e saj, Lajde shpreson që në të ardhmen të realizojë një ekspozitë vetëm me veshje të Hasit, njofton Klan Kosova.