Një grua e cila peshon pothuajse 508 kilogramë, do të largohet nga shtëpia e saj për herë të parë pas 25 vitesh, pasi do t’i nënshtrohet një operacioni kirurgjik.
Iman Ahmad Abdulati, do të shkojë në Indi nga shtëpia e saj në Egjipt, pasi njëri ndër kirurgët më të mirë gastrik ka dalë vullnetar që ta trajtojë atë, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Mirëpo asaj përpak sa nuk i është anuluar shkuarja në Indi, për shkak se ajo e kishte të pamundur që të shkonte në ambasadën indiane në Cairo për të aplikuar për vizë.
Por pasi ambasadës i është shpjeguar se ajo nuk mund të lëvizë për shkak të situatës në të cilën ndodhet, asaj i është dhënë viza dhe do t’i mundësohet udhëtimi.
\
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.