Lajmet e fundit

Në disa revista thuhet se të famshmit “janë si ne”, por një grua me anë të rrjetit social Instagram ka sfiduar këtë nocion.
Celeste Barber, një aktore komediane nga Australia, është e njohur për rikrijimin e fotografive të të famshmëve, shpesh qesharake megjithatë duke i dhënë një dozë të realitetit, transmeton Klan Kosova.
Ajo e zbaton këtë me anë të portreteve të prindërve të famshëm.
Barber është nënë e dy djemve nën moshën gjashtë vjeçare, pra ajo e ka provuar detyrën rraskapitëse të të qenit prind.
Për çdo prind i cili krahason veten me një nënë ose baba të famshëm, ata vetëm mund të shikojnë fotografitë e Barber për të gjetur “të vërteten”.









