Një kungull gjigant që peshon 866 kilogramë ka marrë çmim në garën botërore të kungullit më të rëndë. Ngjarja është organizuar në qytetin e Kalifornisë, në vendin bregdetar të Hlaf Moon Bay të hënën.
Kjo bimë ishte rritur nga mësuesja Cindy Tobeck, e cila pas fitores morri për në shtëpi 11 mijë e 460 dollarë amerikan.
Organizatorët kanë thënë se kjo është gruaja e tretë që fiton këtë garë në historinë 42 vjeçare, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.