Lideri i bendit Foo Fighters, Dave Grohl, ka thënë që futja e protestuesve në Capitol Hill është çmenduria më e madhe që e ka parë ndonjëherë në jetë.
Në fillim të muajit janar, disa protestues pro ish-presidentit Donald Trump ishin futur në Capitol Hill duke protestuar se Trump ishte vjedhur në zgjedhjet e presidenciale të 6 nëntorit.
Si pasojë e këtij veprimi, pesë persona e kishin pësuar me vdekje, dhe kjo kishte shpier që Trump të bëhet presidenti i parë në historinë amerikane që gjykohet dy herë.
“Ne e konsideronim veten protestues paqësorë, po i gjuheshim administratës konservative të [Ronald] Reganit – por ajo që ndodhi [në Capitol], ishte m**sihanja më e madhe që e kam parë në krejt jetën time”, ka thënë Grohl për NME-në.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.