Futbollisti shqiptar, Nazmi Gripshi, do të luaj sërish në grupet e UEFA Europa Conference League.
Pas dy edicioneve me Ballkanin në këtë nivel garash, durrësaku e arriti një gjë të tillë edhe me skuadrën e Astanas, tek e cila u transferua këtë verë, njofton Klankosova.tv.
Ekipi nga Kazakistani ndonëse e humbi ndeshjen e parë 2-0 nga Brann i Norvegjisë, arriti ta përmbys këtë kundërshtar, duke triumfuar 3-0 në duelin e kthimit.
Për lojtarin nga Shqipëria, kjo do të jetë hera e tretë radhazi që ai do të paraqitet në Ligën e Konferencës, pasi në dy edicionet e kaluara, këtë e bëri me kampionët e Kosovës, madje vitin e kaluar u përball dy herë me Ballkanin, pikërisht ndaj Astanas, raporton Klankosova.tv.
Nazmi Gripshi deri tani ka zhvilluar gjashtë ndeshje me skuadrën kazake, duke realizuar katër gola.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.