Aktorja Pam Grier ka folur për kujtimet që ka për kohën kur xhironte filmin “Jackie Broën”, nën regjinë e Quentin Tarantinos.
Ajo ka folur për Entertainmnet Ëeekly për periudhën e xhirimeve, duke potencuar që ajo duhej të fliste shpejt ndonëse kishte shumë tekst për të interpretuar.
“Ajo [protagonistja] duhet të flasë shpejt me Ordellin e Sam Jacksonit. I thashë, nuk e di se si do të flas shpejt me Sam Jacksonin, duke i zbritur shkallët, dhe duke mos i shikuar ato shkallë”, ka thënë Grier.
“’Do të mbytem ashtu’, i thashë. ‘Quentin, do të rrëzohem. A mundemi vetëm ta kryejmë duke qëndruar unë ulur në ato shkallë dhe duke thënë që nuk mund ta zë hapin me këtë njeri? Ai flet shumë shpejt”.
https://www.youtube.com/watch?v=6v6C3lZ9Ic0
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.