Ish-lojtari i kombëtares së Shqipërisë, Eros Grezda, ka folur përpara ndeshjes me Serbinë, ku tha se gjithmonë do të donte të luante në një ndeshje si ajo e nesërmja.
Grezda tha se shpreson që lojtarët kuq e zi të jenë të motivuar sa është ai vet përpara ndeshjes së nesërme ndaj Serbisë.
“Unë kam qenë lojtar që gjithmonë i kam dashur ndeshjet derbi dhe mezi do të prisja një ndeshje të tillë kundër një kundërshtari të tillë. Por shpresoj që aq sa unë ndihem i karikuar do të jenë edhe lojtarët nesër”.
“Kam kontakt me të gjithë dhe kam biseduar, por jo si herët e kaluar pasi edhe pesha e kësaj ndeshjeje është shumë e madhe dhe s’kam dashur të iu përzihem”, tha Grezda në “Edicionin Special” në Klan Kosova.
Tutje, ai edhe një këshillë për të gjithë futbollistët e kombëtares – që ta lëshojnë prej momentit kur të vijnë në stadium këngën “Mora fjalë”.
“Këshilla ime për futbollistët është që prej kur të vijnë një orë e gjysmë në stadium, ta lëshojnë këngën “Mora fjalë” dhe ta japin maksimumin dhe të jenë si një”, tha ai.
https://www.youtube.com/watch?v=JoQuer5zEEY
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.