Atletja kosovare Gresa Bakraçi ka shënuar një tjetër sukses të madh në arenën ndërkombëtare duke fituar medaljen e argjendtë në disiplinën e 3000 metrave në Kampionatin Ballkanik që po mbahet në Volos të Greqisë.
Bakraçi e përfundoi garën me kohën 9:17.80, rezultat që përveç medaljes së dytë më të çmuar, i siguroi asaj edhe vendosjen e një rekordi të ri shtetëror për Kosovën, transmeton Klankosova.tv.

Ky është suksesi i dytë brenda vetëm 24 orëve për atleten nga Kosova, që përveç dy medaljeve ballkanike, ka thyer edhe dy rekorde kombëtare në këtë periudhë të shkurtër."E kam dashur shumë këtë sukses! Nuk kam ndalur së punuari çdo ditë për t’i arritur objektivat e mia. Sot, e them me zë të lartë se ia dola – ia dola ta nderoj shtetin tim me medalje dhe të dallohem si atletja më e suksesshme," është shprehur Bakraçi pas garës emocionuese, duke falënderuar Zotin për arritjen e saj të jashtëzakonshme./KP
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.