Vendi i një prej monumenteve më të rëndësishëm në antikitetin klasik - pallati ku Aleksandri i Madh u kurorëzua mbret - është rihapur pas një restaurimi 16-vjeçar.
Pallati i Aigait, pranë qytetit port verior të Selanikut të Greqisë, u ndërtua më shumë se 2300 vjet më parë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Më vonë u shkatërrua nga romakët dhe u zbulua përmes gërmimeve që filluan në shekullin e 19-të.
Rinovimi i tij kushtoi më shumë se 20 milionë euro me ndihmën e Bashkimit Evropian.
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i cili mori pjesë në ceremonin për rihapjen e vendit të premten, e përshkroi atë si një "monument me rëndësi globale".

Pallati u ndërtua nga Filipi II, babai i Aleksandrit të Madh, i cili sundonte mbi mbretërinë e fuqishme të Maqedonisë. Aigai, afër qytetit të sotëm të Verginës, ishte kryeqyteti i saj.
Pallati ishte ndërtesa më e madhe në Greqinë klasike - duke mbuluar një sipërfaqe prej 160 mijë metra katrorë - dhe përmbante salla të mëdha banketesh, vende kulti dhe oborre.

Pallati dhe varret aty pranë Filipit dhe mbretërve të tjerë maqedonas, janë një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.