Basketbollistët e Greqisë dhe Maqedonisë janë ballafaquar sot në Zagreb, në kuadër të grupit A të Kampionatit Europian në basketboll.
Mirëpo, transmetimi televiziv i kësaj ndeshjeje në Greqi nuk ka mundur t’i ikë ndikimit politik, transmeton Klan Kosova.
Në hapësirën e pjesës së poshtme të ekranit, aty ku shënohen shkurtesat e emrave të shteteve dhe rezultati, në vend të MKD, që është shkurtesa për Maqedoninë, televizionet greke e kanë vendosur një shirit të portokalltë, që korrespondon me ngjyrën e fanellave të maqedonasve.
Greqia fitoi me rezultat 85:65.
https://www.youtube.com/watch?v=KxZiTpy6S_E
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.