Greqia ka shënuar fitore të madhe ndaj Ukrainës, në kuadër të Eurobasketit.
Grekët i mposhtën ukrainasit me rezultat 99-79, transmeton Klankosova.tv.
Në çerekun e parë ishin më të mirë grekët, të cilin e fituan me rezultat 23-20, derisa në atë të dytin, Ukraina u kthye duke e fituar 26-16.
Greqia në çerekun e tretë shpërtheu duke e fituar me rezultat 32-11, derisa në çerekun e fundit 28-22.
Më i miri në lojë ishte Giannis Antetokounmpo, me 41 pikë, nënë kërcime dhe 2 asistime.
Ndeshja në fund përfundoi me rezultatin përfundimtar 99-79.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.