Greqia e ka mposhtur Britaninë e Madhe me rezultat 93-77 në kuadër të Eurobasketit.
Grekët e filluan çerekun e parë në mënyrën fantastike, duke e fituar me rezultat 24-17, derisa në atë të dytin, britanikët u kthyen duke e fituar 26-22.
Në çerekun e tretë, Greqia triumfoi me rezultat 25-17, derisa në çerekun e fundit 22-17.
Ndeshja në fund përfundoi me rezultatin përfundimtar 93-77.
Më i dalluari te grekët ishte Kostas Sloukas me 21 pikë, tri kërcime dhe pesë asistime, derisa te britanikët Nelson, me 17 pikë, katër kërcime dhe tri asistime. /Klankosova.tv/
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.