Lajmet e fundit

Një 30-vjeçare shqiptare ka vdekur në Greqi.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në Lesbos, teksa ajo po punonte.
Siç raportojnë mediat shqiptare, ajo ishte nënë e një fëmije, përcjell Klankosova.tv
E reja kishte rënë nga një pemë në zjarr.
Ajo ishte ulur të djegë disa degë ulliri gjatë momenteve të saj të pushimit dhe ka nisur të ngrohet.
Por, në momentin që ka dashur të këpusë disa degë të tjera ulliri, ka rënë nga pema mbi flakë.
Bashkëshorti i ka shkuar në ndihmë dhe e ka larguar nga zjarri duke u dëmtuar edhe vetë në duar.
Më pas, ai e ka dërguar në spital, por 30-vjeçarja ka ndërruar jetë.