Ish-basketbollisti i Prishtinës, Granit Rugova, ka shpallur kandidaturën e tij për pozitën e kryetarit të klubit basketbollistik të Prishtines.
Rugova theksoi se vendimi i tij nuk vjen nga ambicie personale, por nga një obligim moral dhe bindja se ka njohuritë, përvojën dhe energjinë e nevojshme për ta udhëhequr klubin drejt suksesit, në bashkëpunim me Plisat, qytetarët e Prishtinës dhe të gjithë dashamirët e klubit.
Ai kujtoi lidhjen e tij të hershme me Prishtinën që nga paslufta, duke theksuar se në këtë klub është rritur si basketbollist dhe si njeri, duke përjetuar fitore, sfida dhe momente historike.
"Sot, e ndiej obligim moral te marr pergjegjesi dhe ta shpreh haptas vullnetin tim per te pretenduar per poziten e kryetarit te klubit te zemres. Jo per ambicie personale, por sepse besoj se kam njohurite, pervojen dhe energjine per ta menaxhuar mire klubin dhe, bashke me PLISAT, qytetaret e PRISHTINES dhe te gjithe dashamiret e klubit, ta cojme klubin aty ku e meriton.
"PRISHTINA ka qene pjese e pa ndarshme e jetes time qe nga pas lufta. Ne kete klub jam rritur si basketbollist, si sportist dhe si njeri. Kam perjetuar fitore, sfida dhe momente historike qe me kane mesuar cfare do te thote pergjegjesia ndaj fanelles dhe qytetit. Pas karrieres si lojtar, vazhdova kontributin tim ne udheheqjen e sportit, ne Federaten e Basketbollit te Kosoves dhe me pas si Drejtor i Sportit ne Komunen e Prishtines. Kjo pervoje me ka dhene nje pamje te qarte se si duhet te udheheqet nje klub i madh, me vizion, stabilitet dhe transparence", shkroi ndër tjerash Rugova.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.