Dy persona, një burrë dhe një grua me shtetësi të huaj, kanë raportuar se janë grabitur në një parking në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur rreth mesnatës, ku 5-6 persona të dyshuar, dy prej tyre nën kërcënimin e një thike u kanë marrë viktimave një shumë parash.
Të dyshuarit më pas janë larguar në drejtim të panjohur.
“Rasti në procedurë hetimore!”, thotë PK./Klankosova.tv
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.