Skuadra e basketbollit Go+Peja, është mposhtur në ndeshjen e parë në ENBL-së nga skuadra letoneze Riga Zelli me rezultatin 72-83.
Pejanët e mbajtën epërsinë vetëm në 14 minutat e para të lojës, nga kur nuk arritën të ktheheshin më në lojë, raporton Klankosova.tv.
Riga Zelli e mbylli pjesën e parë me epërsi të 6 pikëve, 41-47.
Çereku i tretë ishte i barabartë dhe shumë i luftuar, i cili përfundoi 15-15. Derisa çereku i katërt shkoi në favorin e Riga Zelli të cilët e rritën epërsinë edhe më shumë për të siguruar fitoren e dytë në po aq ndeshje në këtë garë.
Te Go+Peja shkëlqeu Tajh Green me 20 pikë dhe 7 kërcime, ndërsa te Riga Zelli më i miri ishte Toms Skuja me 23 pikë. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.