Kombëtarja e Kosovës ka gjetur golin e barazimit ndaj Islandës me anë të Vedat Muriqit.
Me rezultat të përgjithshëm nga të dyja përballjet, tashmë Kosova është në epërsi, njofton Klankosova.tv
Ballafaqimi i zhvilluar në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, u mbyll 2-1 për përfaqësuesen tonë, me golat e Lumbardh Dellovës dhe Elvis Rexhbeçajt.
Ndeshjet me islandezët janë të vlefshme për fazën "Play-Off" të Ligës së Kombeve, ku ajo skuadër përfaqësuese e cila merr rezultat më të mirë nga të dy takimet, edicionin e ardhshëm në UEFA Nations League do të luaj në Ligën B.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.