Magjia e NBA vazhdon me ndeshjet e fundit nga faza e rregullt.
Në perëndim, Phoenixi që veçse është kampion i konferencës, ballafaqohet në aktin final nga ky edicion me Golden State Warriors që janë në një seri prej tre humbjeve rresht, ku po mundohen së paku ta ruajnë vendin e tretë.
Ndeshja fillon në orën 04:00 të mëngjesit dhe transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 1.
Për momentin, djemtë e Monty Willamsit renditen në vendin e parë me 61 fitore e vetëm 14 humbje, ku mbesin skuadra me më së paku humbje nga të gjitha 30 klubet në NBA.
Ndërsa, rivalët e tyre në fillim, Luftëtarët e Golden State janë për momentin në vendin e tretë me 48 fitore e 28 humbje.
Këtë sezon, tre herë janë takuar dy klubet ku një herë ka fituar Suns ndërsa dy herët tjera triumfues dolën Golden State Warriors.
A do të barazohet seria mes dy skuadrave, apo Warriors do të bëjë ligjin, mbetet të shihet live në Art Sport 1.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.