Golden State Warriors ka fituar ndeshjen e parë të serive finale të kampionatit më të fortë në botë të basketbollit, NBA, kundër Clevland Cavaliers me rezultat 108-100, pas kohës shtesë.
LeBron “King” James shënoi 44 pikë për kalorësit e Clevland, por kjo nuk mjaftoi për të mposhtur luftëtarët e Goldon State-s.
Në anën tjetër, Stephen Curry realizoi vetëm 26 pikë, duke humbur duelin personal me James.
Warriors merr kryesimin e Finaleve, të cilat i fiton ajo skuadër që arrin të triumfojë në 4 ndeshje.
Ndeshja e dytë e Finaleve luhet të dielën.
https://www.youtube.com/watch?v=cmRqslWqkNA
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.