Golden State shkëlqen në Charlotte - arrin fitoren e 20-të me radhë | Klan Kosova
ADArticle · Billboard Top · Desktop (970×250)970x250
ADArticle · Billboard Top · Mobile (320×100)320x100
Sport
Golden State shkëlqen në Charlotte - arrin fitoren e 20-të me radhë
Skuadra e udhëhequr nga Steve Kerr dhe Luke Walton është duke bërë mrekullinë, pasi fitorja ndaj Charlotte Hornets ishte e 20-ta me radhë, në po aq ndeshje, që nga fillimi i edicionit të ri.
03.12.2015 · përditësuar para 3868 dite1 min lexim
Golden State është nuk është nga planeti Tokë.
Skuadra nga Aukland arriti fitoren e 20-të në po kaq ndeshje në këtë sezon të NBA.
Viktima e radhës e Stephen Curryt me shokë ishte Charlotte Hornets, që u tregua e pafuqishme përballë furisë së Warriors, që triumfuan me shifrat 116 – 99.
Me 40 pikë, 5 asiste dhe 3 ribaund Curry nuk kishte konkurrentë për lojtarin më të mirë të ndeshjes, madje pas tij për nga statistikat vjen një tjetër lojtar i Golden State, Klay Thompson, që realizoi vetëm 21 pikë.
Për Charlotte kjo ishte humbja e tetë sezonale, por skuadra që për pronar ka legjendën e NBA, Michael Jordan vijon të renditet në zonën e Play Off-it.
https://www.youtube.com/watch?v=B4XeUbg74CY
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.