I njëjti skenar për të njëjtin film. Sezoni aktual i NBA ka vetëm një kryefjalë, Golden State.
Skuadra kaliforniane regjistroi suksesin e 46 në shtëpi përballë Utah Jazz 115-94.
Ishte Steph Curry që tërhoqi sërish vëmendjen e publikut në mesin e sfidës me një 3 pikësh nga një distancë e madhe.
Gjithsesi, ylli i kampionëve në fuqi e mbylli mbrëmjen me 12 pikë dhe 10 asiste, ndërsa Klay Thompson shtoi 23 të tjera për një fitore të lehtë në “Oracle Arena”.
Në krahun tjetër, miqtë u mbështetën në aftësitë teknike të Trey Burke që e mbylli mbrëmjen me 18 pikë, ndërsa Rudy Gobert arriti të regjistronte 15 ribaunde që gjithsesi nuk e ndihmuan Utah të thyente Golden State në këtë sfidë u bazua te loja e grupit pasi Leandro Barbosa, Andre Iguodala dhe Green treguan në parket se kjo skuadër nuk bazohet vetëm në klasin e Steph Curry-t.
Me këtë sukses, Golden State konsolidon pozitat në krye të konferencës së perëndimit me 57 fitore dhe vetëm 6 humbje.
https://www.youtube.com/watch?v=w1X7qSHJ8DM
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.